Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Fund emocionues, Totteham ndalon “arratinë” e Manchester Cityt

Një ndeshje plot emocion dhe e mbushur me gola ishte ajo e raundit të 26-të të Premier League mes Manchester City-t dhe Tottenham, e cila u mbyll me rezultatin 2-3.

Ekipi i trajnerit Conte ka vënë në vështirësi kryesuesit e elitës së futbollit anglez. Ishin “Spurs” ata që zhbllokuan rezultatin e kësaj super sfide, duke shënuar në minutën e 4’ me Kulusevskin. Ndërsa në minutën e 33’ ekipi i Pep Guardiolës do të barazonte me golin e Gundogan.

Tentativat nuk munguan as në minutat e mbetura të pjesë së parë, por asnjë prej tyre nuk mundi të finalizonte.

Megjithatë minuta e 59’ solli një super Kane, i cili i dhuroi golin e dytë ekipit të tij, duke i frymëzuar për vazhdimësinë e ndeshjes. Kane goditi sërish portën e Ederson në minutën e 73’, gol i cili u anulua për pozicion jashtë loje.

“Citizenët” vijuan sulmin, derisa fituan penallti pas një prekje me dorë të topit nga ana e Romeros dhe më pas Mahrez barazoi vlerat për vendasit në minutën e 90+2’. Gëzim që nuk zgjati shumë për skuadrën e trajnerit Guardiola, vetëm 3 minuta më pas Kane do të realizonte dopietën personale dhe do t’i dhuronte golin e tretë Tottenhamit, duke fituar në transfertë ndaj ekipit më të mirë të momentit në Premier League.

Pas kësaj ndeshje Manchester City vijon të mbajë kreun e renditjes me 63 pikë, duke u ndalur në “arratinë”, teksa Tottenham kalon në vend të shtatë me 39 pikë.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...