Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Fund i trishtë” për ish-sulmuesin e Milan, përfundon në Serinë B

Patrick Cutrone është zyrtarisht lojtari më i ri i Como-s në Serie B.

Një përfundim “i trishtë” për ish-sulmuesin i Milan-it, pasi lojtari kaloi nga Serie A, La Liga dhe Premier League në kategorinë e dytë në Itali në moshën 24-vjeçare.

Kampionët e Italisë e transferuan në vitin 2019 për 20 milionë euro ( plus bonuse) te Wolves, dhe Maldini i përdori atë shumë për transferuar në Milano sulmuesin portugez, Leao.

Në Premier League, Patrick nuk gjeti asnjëherë formën e tij më të mirë dhe anglezët e dërguan në tre vite huazim në skuadra të ndryshme.

Fillimisht te Fiorentina, më pas te Valencia dhe në fund te Empoli, me të cilët u rikthye edhe te goli pasi gjeti 3 herë rrugën e rrjetës, por edhe kaq nuk ka mjaftuar për italianin.

Cutrone ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Como-n, deri në qershor 2025 duke bërë hapa pas në karrierën e tij dhe pse është vetëm 24-vjeç dhe pritej shumë prej tij.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...