Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fund “triller” në “Olimpico”, Lazio lë 2 pikë me Sampdorian

Tjetër zhgënjim për Lazion në Serinë A, këtë herë në Romë kundër Sampdorias, që edhe pse me një lojtar më pak, arriti të shënonte pas gati 100 minutave lojë, duke u mohuar kënaqësinë e fitores bardhekaltërve.
Do të kishte qenë një fitore e bukur dhe qetësie për Simone Inzaghin, i vënë në shënjestër pas një serie të gjatë barazimesh, por nuk ishte e thënë që Strakosha me shokë t’i gëzoheshin fitores me përmbysje në kohën shtesë.
Sampdoria kaloi ne epërsi që në minutën e 28-të me Quagliarelën dhe u desh të vinte minuta e 79-të që Acerbi të barazonte rezultatin. Në minutat shtesa ndodhi gjithçka. Bereszynksi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin gjenovez me një lojtar më pak.
Ciro Immobile shënoi golin e dytë për Lazion në minutën e 6-të shtesë me 11-metërsh, por ku vendësit ishin në kulmin e ekzaltimit, një shpërqendrim i vogël u kushtoi rëndë. Kownacki bëri “torren” për Saponarën, që shfrytëzoi daljen e Strakoshës me një parabël të zgjuar, duke barazuar takimin thuajse në minutën e 10-të shtesë. Për Lazion ky ishte barazimi i katërt radhazi, duke humbur shumë terren me skuadrat kryesuese, madje Milani mund të përfitojë duke u shkëputur me 3 pikë nëse fiton me Torinon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...