Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fundi i bojkotit, reagon Sindikata e Futbollistëve: Kush gënjen, Liga apo qeveria?

Bojkoti i Ligës Profesioniste mori fund ditën e djeshme dhe Kategoria Superiore do të nisë sezonin e ri ditën e mërkurë me ndeshjet e javës së parë, ndërsa mbrëmjen e sotme ka reaguar edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë.

Nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale zyrtare SFPSH përshëndet vendimin për fundin e bojkotit, por ngre pikëpyetje për arritjen e marrëveshjes, pasi vë në dukje se deklaratat e kreut të FSHF-së, kreut të Ligës dhe kreut të qeverisë, nuk duket se përputhen shumë.

Pikërisht për këtë arsye, Sindikata ka bërë apel që Liga të bëjë transparencë për marrëveshjen e arritur me qeverinë, nëse ka një të tillë, teksa ka aluduar se bojkoti mund të jetë organizuar vetëm për motive politike.

Ja reagimi i plotë i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë:
Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë përshëndet rinisjen e aktivitetit futbollistik në të gjithë vendin dhe për të gjitha kategoritë, megjithëse në grevë ishte vetëm Liga dhe jo FSHF.

Ndërsa në lidhje me bojkotin, përveç takimit të Kryeministrit me Presidentin e FSHF, si ne dhe opinioni sportdashës akoma nuk kemi dijeni se çfarë rezultati arriti bojkoti.

Kjo situatë bëhet akoma më e çuditshme kur dëgjon Ligën, jo vetëm se qëndrimin e saj e shpreh Presidenti FSHF dhe jo ai i Ligës por edhe për faktin se me shpalljen e fundit të bojkotit u deklarua se për kërkesat e paraqitura ka dakordësi dhe janë futur në rrugën e zgjidhjes.

Ndërsa krejt ndryshe shprehet Kryeministri i vendit i cili e quan bojkotin absurd dhe shprehet se tani që mbaroi bojkoti mund të diskutohet për zgjidhjen e kërkesave të ligës.

Pyetja që bëjmë ne sot është: Kush gënjen në këtë pikë Kryeministri apo Liga?
A janë futur në rrugën e zgjidhjes 4 kërkesat siç thotë Liga apo tani do të flitet për zgjidhjen e tyre?

Nëse janë futur në rrugën e zgjidhjes cilat janë këto kërkesa dhe në çfarë pikë janë këto diskutime. Nëse ky bojkot ka shërbyer vetëm për të rivendosur në pozicionet e protagonistit personazhe të caktuar të botës së sportit apo politikës kjo është tallje me të gjithë ata që besuan se, ky bojkot ishte në të mirë të sportit.

Urojmë që me shpirte që bojkoti ti ketë shërbyer sportit në përgjithësi e futbollit në veçanti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...