Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fundi i ciklit te Tottenhami, Conte-Mourinho, fate të kryqëzuara

Antonio Conte humbi kundër Milanit dhe është jashtë Champions League dhe më shumë se një këmbë e gjysmë larg Tottenhamit. Megjithatë, ai do të kishte dashur të shkruante një histori krejtësisht të ndryshme në Londër.

Sulmi i djeshëm i brazilianit Richarlison ndaj Contes është apoteoza e një projekti në orët e fundit: epoka e trajnerit italian në stolin londinez ka përfunduar dhe të gjithë e dine mirë.

Daniel Levy, pronari i Tottenhamit, është i kontestuar nga tifozët, pavarësisht investimeve të mëdha në stadiumin dhe qendrën sportive, si dhe në projektin sportiv.

Nuk mungojnë zërat për shitjen e mundshme të klubit te investitorët e Katarit, shumë afër atyre të PSG-së dhe negociatat po vazhdojnë.

Levy është ende në krye të klubit dhe kontaktet me Mauricio Pochettinon kanë vazhduar për më shumë se dy muaj.

Po Fabio Paratici? Është e qartë se “gjërat” italiane rëndojnë mbi të ardhmen e të gjithë protagonistëve të përfshirë, por tashmë e sigurt është se ai mbetet ende një figurë e rëndësishme dhe me një kontratë të gjatë në Londër.

Conte dhe Mourinho, fate të kryqëzuara

Zërat që vijnë nga Londra thonë se Conte do të dëshironte të rikthehej në Itali dhe se Roma mund të interesohet për trajnerin nga Salento në rast lamtumire nga Tottenhami.

Sigurisht që duhet parë se çfarë do të ndodhë në Romë mes Tiago Pintos dhe Mourinhos. Drejtori sportiv ka një pozicion të fortë në marrëdhënien me familjen Friedkin.

Lexo edhe:

Nga ana tjetër, Mourinho ka plane të tjera në përfundim të kontratës me verdhekuqtë.

Ku? Nuk është sekret që ai ëndërron të kthehet atje ku la gjurmë. Ndoshta te Reali i Madridit, i cili mund ta mbyllë historinë me Carlo Ancelottin (i cili mund të bëhet trajner i Brazilit).

Ose te Chelsea, ku e ardhmja e Graham Potter varet nga fushata evropiane. Një intrigë e gjatë që nis nga Londra, nga një humbje në Champions League, që duket se mbyll kapitullin Tottenham-Conte.

 

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...