Roma nuk pati fat të penalltitë në finalen e Europa League kundër Sevillas. Andaluzianët fituan kupën për herë të shtatë në po kaq finale, si askush tjetër në këtë kompeticion.
Në “Puskas Arena” të Budapestit u zhvillua një finale e luftuar në çdo cep të fushës. Teksa nuk munguan tensioni dhe polemikat, sidomos për një penallti që pretenduan italianët.
Jose Mourinho qëndroi gjatë me skuadrën në fushën e blertë, më pas përshëndetja e veçantë me tifozët. Mes emocioneve dhe syve të përlotur. Që mund të jetë e fundit, pasi PSG e pret në një tjetër kryeqytet.
Lexo edhe:
- 3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin
- U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze
- VIDEO/ Maria Guardiola ‘i vë syrin’ sulmuesit të Manchester City-t
- Klubet që kanë shpenzuar më shumë, dominon Chelsea, e mbyllin 4 italiane
Fundi i trishtë i finales nuk solli trofeun e dytë radhazi europian, ndërkohë që “Special One” foli shkurtimisht rreth së ardhmes. Me Romën ose larg saj.
“Të hënën nisem për pushime. Nëse do të gjejmë kohë për të biseduar me drejtuesit, do e bëjmë.
Përndryshe do të flasim më vonë. Nuk mund t’iu premtoj djemve se do të qëndroj… “, u shpreh trajneri i Romës.
