Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Fundi më i çmendur në historinë e futbollit?! Nga 2-2 në 4-4 në kohën shtesë (video)

Charlton Athletic dhe Ipswich Town u përballën fundjavën që lamë pas në kuadër të javës së 17-të të League One (niveli i tretë i futbollit anglez). Ndeshja përfundoi 4-4, një rezultat që nuk është shumë i rrallë në futboll, por e veçanta qëndron në faktin që katër gola, nga dy për çdo skuadër, u shënuan në brenda tetë minutash gjatë kohës shtesë (90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 2-2.

Festa fillimisht ishte për miqtë, pas golave të shënuar nga Ladapo (90+1’) dhe Morsy (90+4’), por vendësit shkurtuan diferencën në 3-4 në minutën 90+6’ nga Terell, për të barazuar shifrat në 4-4 nga Dobson (90+9’).

Një fund i çmendur dhe emocione që mund t’i ofrojë vetëm një futbolli i pastër, apo “bio”, siç thotë komentatori i SuperSportit, Ylli Aga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...