Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fundjava e goleadave, skuadra e njohur skoceze me rekord të ri (video)

Celtic Glasgwo shkatërroi 0-9 Dundee United në javën e pestë të Premiershipit skocez, duke shënuar një rekord të ri në këtë kampion: kjo është fitorja më e thellë në transfertë në historinë e elitës së futbollit skocez.

Protagonist absolut në këtë sfidë rezultoi Furuhashi, autor tre golave të parë dhe asistues në golin e gjashtë të realizuar nga Juranovic. Tre gola shënoi edhe Abada, ndërsa listët së golashënuesve iu shtuan edhe Jota e Starfelt.

Celtic ka thyer rekordin që mbante vetë, teksa në vitin 2006 kishte shkatërruar 1-8 Dunfermline.

Në fakt, kjo fundjavë po rezulton e goleadave, teksa në Premier League Liverpooli shkatërroi 9-0 Burnemuthin në “Anfield”, ndërsa më France Montpellier triumfoi 7-0 në fushën e Brestit. 1-6 ka fituar edhe PSV Eindhoveni në fushën e Exelsiorit.

https://www.youtube.com/watch?v=4A35Pcl5VKs

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...