Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Fundjava e legjionarëve/ Asnjë gol e asist, Gjasula rikthimi i madh nga kuqezinjtë

Fundjava që kaluam nuk ishte shumë produktive sa i takon lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë, teksa munguan golat dhe asistet nga legjionarët. Në Angli, Anis Mehmeti luajti 80 minuta në suksesin minimal të Bristol City ndaj Hull City. Në Spanjë Ivan Balliu luajti 90 minuta ndaj Cadiz, por skuadra e tij Rayo Vallecano u mund minimalisht. Në Ligën e dytë, Armando Sadiku luajti vetëm 8 minuta në barazimin 0-0 të Cartagena me Alaves.

Në kampionatin italian, Ardian Ismajli luajti titullar ndaj Napolit por mbrojtësi ishte i pafat duke shkaktuar autogolin që zhbllokoi rezultatin, në ndeshjen që kryesuesit e Serie A fituan 0-2. 90 minuta dhe për Berat Gjimshitin ndaj Milanit, por ekipi bergamask u mund 2-0 në San Siro. Në Serie B, Elhan Kastrati ishte sërish titullar në ndeshjen që skuadra e tij Cittadella fitoi ndaj Ternana në shifrat 1-2, ndërsa Emanuele Ndoj u aktivizua vetëm 26 minuta në ndeshjen Brescia-Bari.

Në Francë, Xhuljano Skuka u aktivuza vetëm në fundin e ndeshjes Metz-Nîmes, ndërsa në Kroaci, Jorgo Pëllumbi, Indrit Tuci dhe Lindon Selahi luajtën pak minuta, duke mos lënë gjurmë.

Në Çeki luajti ndeshjen e parë si titullar Eneo Bitri me Baník Ostrava teksa u aktivizua për 90 minuta por debutoi me humbje Hradec Králové, ndërsa në anën tjetër, Qazim Laçi luajti vetëm 23 minuta në ndeshjen Zlín-Sparta Prague që përfundoi me shifrat 2-3.

Lexo edhe:

Në Danimarkë, Arbnor Muçolli ishte në fushë për 90 minuta me Vejlen, ndërsa në fundin e ndeshjes Olympiakos (0-0) Panathinaikos pati minuta dhe për Enis Çokajn. Honvéd në Hungari besoi për 90 minuta tek Herdi Prenga dhe Albi Doka.

Sa i takon sulmuesve, Sokol Cikalleshi ishte gjatë gjithë ndeshjes në fushë në kampionatin e Arabisë Saudite mes Al Adalah-Al Khaleej, me kavajasin që nuk arriti të gjente rrjetën, ndërsa në Poloni, Ernest Muçi luajti për 60 minuta në ndeshjen mes Legia arsaë  dhe Ëidzeë Łódź që u mbyll në shifrat 2-2.

Ndeshje të plota dhe për Ylber Ramadani në Skoci e Enea Mihaj në Portugali, që festuan fitoret këtë fundjavë. Lajm i mirë vjen nga Gjermania, ku Klaus Gjasula rikthehet pas shumë muajsh mungesë, mesfushori ishte në pankinë në ndeshjen Darmstadt-Hamburg që u mbyll 1-1.

Marash Kumbulla, Kristjan Asllani, dhe Etrit Berisha nuk gjetën hapësira në këtë fundjavë në skuadrat e tyre, ndërkohë që Kastriot Dermaku, Kedi Bare, Armando Broja të dëmtuar janë lojtarët që prej kohësh janë jashtë fushave dhe ende vijojnë periudhën e rikuperimit, ndërkohë që Etrit Berisha dhe Frederik Veseli nuk ishin të grumbulluar nga skuadrat e tyre në ndeshjet e fundit.

Ndeshjet e legjionarëve:

Anis Mehmeti– 80 minuta Bristol City 1 – 0 Hull City

Ivan Balliu- 90 minuta Cadiz 1 – 0 Rayo Vallecano

Armando Sadiku-8 minuta Alaves 0 – 0 Cartagena

Ardian Ismajli– 90 minuta (autogol) Empoli 0 – 2 Napoli

Nedim Bajrami– 83 minuta Leçe 0 – 1 Sassuolo

Berat Djimshiti– 90 minuta Milan 2 – 0 Atalanta

Emanuele Ndoj– 26 minuta Brescia 0 – 2 Bari

Elhan Kastrati– 90 minuta Ternana 1 – 2 Cittadella

Xhuljano Skuka – Pak sekonda në ndeshjen Metz 2 – 0 Nîmes

Jorgo Pëllumbi– 16 minuta Osijek 0 – 1 Varaždin

Indrit Tuci- 15 minuta HNK Gorica 1 – 0 Lokomotiva Zagreb

Lindon Selahi– 45 minuta Rijeka 0 – 1 Slaven Koprivnica

Eneo Bitri– 90 minuta Baník Ostrava 0 – 2 Hradec Králové

Qazim Laçi– 23 minuta Zlín 2 – 3 Sparta Prague

Arbnor Muçolli– 90 minuta HB Køge 0 – 0 Vejle

Enis Çokaj– U aktivizua në fund të ndeshjes Olympiakos 0 – 0 Panathinaikos

Herdi Prenga– 90 minuta Mezőkövesd-Zsóry 0 – 0 Honvéd

Albi Doka– 90 minuta Mezőkövesd-Zsóry 0 – 0 Honvéd

Ernest Muçi– 69 minuta Legia Warsaë  2 – 2 Widzew Łódź

Enea Mihaj– 90 minuta Famalicão 1 – 0 Portimonense

Sokol Cikalleshi– 90 minuta Al Adalah 2 – 0 Al Khaleej

Ylber Ramadani– 90 minuta Aberdeen 1 – 0 Livingston

Kristi Qose– 24 minuta Podbrezová 2 – 2 Zemplín Michalovce

Marash Kumbulla në stol, Etrit Berisha në tribunë, Thomas Strakosha në stol, Kristjan Asllani në stol, Veseli nuk ishte i grumbulluar, Jon Mersinaj në stol.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...