Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Fundjava e “legjionarëve”, sa shumë “mesazhe” për Sylvinhon

Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër fundjavë pozitive, teksa një pjesë e tyre ishin vendimtarë me gola dhe asiste.

Myrto Uzuni e nisi si titullar ndeshjen e Granadës ndaj Barcelonës. Sfida përfundoi në barazim me rezultatin 3-3 dhe sulmuesi kuqezi bëri një paraqitje shumë të mirë, teksa dhuroi asistin e golit të dytë për shokun e tij të skuadrës.

Në kampionatin turk vijojnë të shkëlqejnë Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj. Të dy ishin protagonistë në fitoret e skuadrave të tyre. Konyaspor triumfoi 1-0 ndaj Ankaragucu dhe sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi, asistoi për golin e fitores në minutën e 38-të të pjesës së parë.

Ndërsa Rey Manaj realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit, në sfidën e Sivasspor ndaj Rizespor. Ndeshja përfundoi 1-0 dhe Manaj i dhuroi tre pikët skuadrës së tij, teksa për të ishte goli i 12-të në kampionatin turk.

Te goli u rikthye edhe Arbnor Muçolli. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një penallti në fitoren e skuadrës së tij Goteborg 3-1 ndaj Brondby.

Mario Mitaj realizoi sërish për Lokomotiv Moscow në sfidën miqësore ndaj Torpedo Moscow. Mbrojtësi kuqezi e nisi si titullar takimin dhe shënoi golin e dytë në fitoren 2-0.

Lexoni edhe:

Sulmuesi i shpresave Cristian Shpendi nuk njeh kufi, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën e Cesenës në transfertë ndaj Rimini. Golashënuesi më i mirë i kampionatit në Serinë C italiane, realizoi golin e dytë në fitoren e skuadrës së tij 0-2. Një sezon fantastik për Cristian Shpendin që tani numëron 15 gola në kampionat.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Klaus Gjasula, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Keidi Bare dhe Armando Broja.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...