Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Fundjava e legjionarëve/ Zhbllokohen Broja dhe Seferi, Lenjani protagonist në Turqi

Kjo fundjavë ka qenë shumë pozitive për futbollistët e ekipit kombëtar, e kryesisht për sulmin kuqezi. Më në fund, Armando Broja arriti të gjejë golin e parë me fanellën e Chelsea në Premier League, teksa edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Taulant Seferi gjeti saktë rrjetën me Vorskla Poltavën në Ligën ukrainase.

Broja nuk e nisi lojën si titullar takimin Chelsea-Wolves (3-0), teksa trajneri Potter vendosi ta hedhë në fushë djaloshin shqiptar në minutën e 72-të në sfidën kundër “Ujqve”.

Armando Broja gjeti golin e parë si ‘blu’ në minutën e fundit të kohës së rregullt, pas një realizimi fantastik. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, Broja vlerësohet me notën 7.2 vetëm për 18 minuta lojë të luajtura.

 

Nga ana tjetër, edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Taulant Seferi arriti të zhbllokohej pas transferimit në skuadrën ukrainase, Vorskla Poltava. Ai ndihmoi skuadrën e tij të merrte tre pikët në sfidën që Vorskla zhvilloi kundër Çernomorets Odesa.

Edhe Ermir Lenjani ishte protagonist këtë fundjavë në Turqi. Mesfushori shqiptar që luan në radhët e ekipit turk të Umraniesporit dhuroi asistin perfekt me një krosim në goditje dënimi për golin e rezultatit të përkohshëm 2-1 për skuadrën e tij.

 

Sakaq, edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares kanë pasur minutat e tyre me ekipet përkatëse në Europë. Për herë të dytë brenda javës, Kristjan Asllani e ka nisur nga minuta e parë me Interin në sfidën kundër Sassuolos.

Mesfushori tjetër shqiptar, Endri Çekiçi është rikthyer të luajë me Koniasporin në Turqi, duke lënë pas dëmtimin që e mbajti për disa javë jashtë fushave.

Minuta ka pasur edhe për Ivan Balliun, Keidi Baren, Myrto Uzunin, Albi Dokën, Sokol Cikalleshin dhe Nedim Bajramin. /fshf.org

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...