Fundjava futbollistike në ekranin e Supersport nis që këtë të premte me dy ndeshje shumë interesante. Në Ligue 1 është dita e kryesuesve dhe kampionëve në fuqi të PSG, të cilët sfidojnë në Parc Des Princes, skuadrën që u rendit e dyta në sezonin e kaluar, pikërisht Lille. Nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë për skuadrën e Thomas Tuchel që edhe pse kryeson bindshëm kampionatin francez ka pësuar plot 3 humbje në 13 javë. 11 pikë është diferenca në klasifikim mes PSG dhe Lille që pozicionohet në vendin e 5-të me 19 pikë. Në sezonin e kaluar Lille i dha një leksion futbolli parizienëve duke i mposhtur me shifrat e thella 5-1, megjithatë nga skuadra e Christophe Galtier janë larguar lojtarë me peshë në merkaton e verës si Nicolas Pepe dhe Thiago Mendes dhe rendimenti i Lille ka rënë disi. Marco Verrati do të jetë mungesa e madhe e PSG ndërkohë që në dyshim për këtë sfidë janë edhe emra me peshë si Mbappe, Navas, Herrera e Meunier. Është rikthyer në dispozicion të Thomas Tuchel braziliani Neymar i cili megjithatë vjen nga një dëmtim dhe mund ta nisë ndeshjen nga stoli. Ndërkohë ka rigjetur formën ideale me Uruguian edhe Edinson Cavani edhe pse favorit për rolin e qëndërsulmuesit është Mauro Icardi. PSG-Lille do të nisë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në Supersport 2. Nga java e 14-të e Ligue 1 te java e 12-të e Bundesligës që starton gjithashtu këtë të premte me sfidën Dortmund-Paderborn. Verdhezinjtë do të tentojnë të fitojnë me çdo kusht përballë skuadrës së vendit të fundit, pasi vetë pozitat në renditje nuk e lejojnë Dortmundin të gabojë sërish pas humbjes së thellë ndaj Bayern Munich. Klaus Gjasula ndërkohë me shiritin e kapitenit në krah do të mundohet të ndalë verdhezinjtë dhe të ndihmojë Paderbornin të marrë ndonjë pikë të vlefshme në garën për mbijetesë. Dortmund-Paderborn do të startojë në orën 20:30 dhe të gjithë abonentët e Supersport do të kenë mundësi ta ndjekin nëpërmjet kanalit Eurosport 2.
Lajme të tjera
Legjionarët
Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...
Kombëtare
Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...
Kombëtare
Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...
Legjionarët
Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...