Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fundjavë “e kuqe”, nuk u kursyen Neymar, Bonucci dhe Mandzukic

Fundjava që lamë pas ofroi emocione të shumta me përplasje të nxehta në kampionatet elitare në Europë, ku nuk munguan edhe rastet ku u tejakalua lufta e fortë sportive, duke i detyruar gjyqtarët e ndeshjeve që të mos i kursenin kasrtonët e kuq për lojtaët problematikë. Vetëm në Seria A dhe në Ligën e Parë Franceze janë dhënë plot 10 kartonë të kuq, nga 5 për cdo kampionat, ndërsa në Bundesligë (1), Premier League (1) dhe La Liga (0), fundjava ka qenë me e qetë. Ndëshkimit të ashpër të gjyqtarëve nuk u kanë shpëtuar edhe emra të mëdhenj, si Neymar, Bonucci apo Mandzukic, por në asnjë rast skuadrat e tyre, PSG, Milan apo Juventus nuk kanë pësuar disfatë.

Në sfidën “e nxehtë”, Marseille – PSG, në minutën e 87-të, teksa vendasit kryesonin 2-1, Neymar nuk i përmbajti nervat, duke goditur me kokë kundërshtarin, pas një ndërhyrjeje të rëndë. Kryesori i nxjerr të verdhën e dytë, që automatikisht përkthehet e kuqe. Edhe pse në inferioritet numerik, PSG barazoi me Cavanin në shtesë.

Në Serinë A, një mbrojtës me shumë eksperiencë si Leonardo Bonucci, i blerë pikërisht për të vënë rregull në prapavijë, la në baltë Milanin. Në momentin e ekzekutimit të një goditjeje të lirë nga Genoa, ish-mbrojtësi i Juventusit goditi me bërryl kundërshtarin. Për kryesorin, ky veprim ishte i ndëshkueshëm me karton të kuq. Milani, me 10 lojtarë për thuasje 75 minuta, nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0.

Tjetër rast për t’u vecuar i përket takimit Udinese – Juventus 2-6. Në minutën e 26-të, kur rezultati ishte 1-2, Mario Mandzukic pati një përplasje me mbrojtësin kundërshtar Adnan. Gjyqtari Doveri i ndëshkoi të dy me karton të verdhë, por reagimi ndoshta i tepruar i kroatit e detyroi kryesorin t’i tregonte të dytin të verdhë brenda pak sekondave.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...