Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fundjavë “e nxehtë” në Superiore, 4 sfida për 3 objektiva, të gjitha në garë

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës nuk ka nevojë për shpjegim pse është një ndeshje ku rivaliteti, dhe sikur skuadrat të mos kishin objektiva, është gjithmonë i pranishëm për vetë historinë e klubeve dhe sfidës. Nëse derbi mbetet derbi, Luftëtari-Kukësi në krahun tjetër luhet për mbijetesë dhe Europë. Kukësi, pavarësisht finales së Kupës dhe një shkëputjeje me ndjekësit në garën për vendin e dytë, kërkon ta zyrtarizojë sa më shpejt të jetë e mundur praninë në kompeticionet europiane, ndërsa gjirokastritët, në krahun tjetër, dëshirojnë qëndrimin në Superiore dhe ndaj verilindorëve nuk mund të bëjnë llogari, pavarësisht se dhe rivalët nuk do të kenë sfida të thjeshta.

Pikërisht Kastrioti, që qëndron poshtë tyre në renditje, do të përballet me Flamurtarin, në një sfidë që do të jetë një finale për të dyja ekipet, për krutanët për të patur shpresë për të qëndruar mes më të mirëve e për vlonjatët ndoshta shansi i fundit për të mbërritur Europën.

Për Europën në një sfidë direkte do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Teutës, që do të vendosë sërish përballë dhe dy miq të vjetër, Shehin dhe Shkëmbin. Nëse të parët duhet të marrin dhe një dritë jeshile nga KAS, për Teutën kjo do të jetë vërtetë një finale për një objektiv që ka qenë i arritshëm që në fillim të sezonit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...