Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Fundjavë jo e mirë për legjionarët shqiptarë

Fundjava europiane nuk ka rezultuar shumë e suksesshme për legjionarët kuqezi, kjo për faktin se disa prej tyre nuk janë aktivizuar dhe të tjerë kanë hyrë në fushë në pjesën e dytë. Portieri Etrit Berisha dhe dy qendërmbrojtësit Arlind Ajeti dhe Mërgim Mavraj nuk kanë luajtur asnjë minutë këtë fundjavë, ndërkohë që Ivan Balliu dhe Sokol Cikalleshi janë aktivizuar në lojë e sipër.

Gardiani i Atalantës nuk është preferuar nga trajneri Gasperini në fitoren e arritur në transfertë ndaj Sassuolos, me shifrat 3-0. Trajneri bergamask ka bërë rotacion në kampionat, pasi zikaltërit kanë përpara një ndeshje të rëndësishme, gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ndaj Juventusit.

Arlind Ajeti, për të dytën javë radhazi, nuk është preferuar nga trajneri Walter Zenga, teksa Crotone barazoi në shtëpi 1-1 me Cagliarin, ndërsa mbrojtësi shqiptar numëron 13 ndeshje këtë sezon me skuadrën e tij në kampionat.

Në Serinë A, të konfirmuar tek skuadrat e tyre janë Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ledian Memushaj dhe Elseid Hysaj. Numri një i portës së Lazios ka treguar aftësitë e tij edhe ndaj kuqezinjve të Milanit, në “San Siro”, edhe pse nuk arriti të evitojë humbjen.

Për 90 minuta qëndroi në fushë edhe Elseid Hysaj me Napolin, në suksesin ndaj Bolonjës. Mbrojtësi shkodran tashmë është një pjesë e rëndësishme e formacionit të Sarrit, që vijon të ruajë me fanatizëm vendin e parë në klasifikim.

Minutat e plota pati në dispozicion mbrojtësi Berat Gjimshiti me Beneventon në humbjen në transfertën e Torinos, ndërkohë që Ledian Memushaj u zëvendësua në minutën e 64.

Në Bundesligë, Mërgim Mavraj përfundoi në stol, në transfertën e barazuar ndaj Leipzigut, ndërkohë që 90 minuta pati në dispozicion Amir Abrashi në transfertën e Dortmundit, ku Freiburgu mori një barazim të çmuar.

Në minutën e 64-t është aktivizuar mbrojtësi Ivan Balliu për Metzin, në fitoren ndaj Nices, duke shtuar shpresat për mbijetesën në ligën e parë. 18 minuta është aktivizuar edhe Sokol Cikalleshi në humbjen e Osmanlispor, në transfertën ndaj Gallatasarait.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...