Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fundjavë magjike për sulmuesit e kombëtares kuqezi, “buzëqesh” Reja!

Starti i eliminatoreve të Katar 2022 është vetëm një muaj larg dhe Edoardo Reja me të drejtë mund të buzëqeshë. Fundjava që sapo lamë pas ishte një nga ato fundjava që do të mbahen mend gjatë nga sulmuesit e kombëtares kuqezi. Sokol Cikalleshi një nga pikat më të forta në sulmin e Rejas te Shqipëria shkëlqeu në sfidën mes Yeni Malatayaspor dhe Konyaspor me një dygolësh duke i dhënë fitoren me përmbysje skuadrës së tij. Ky ishte dygolëshi i parë për Cikalleshin në këtë sezon të Superligës, me sulmuesin kuqezi që pak nga pak po rigjen formën optimale dhe ka fituar vendin e titullarit te Konyaspor. 2 gola realizoi edhe titullari tjetër i sulmit te Shqipëria Rey Manaj, i cili në këto javët e fundit po shënon rregullisht me Barcelonën B. Manaj ishte thjeshtë i mrekullueshëm në suksesin 6-0 që ekipi i tij arriti ndaj L Hospitalet duke shënuar fillimisht me kokë më pas me penallti ndërsa dha edhe një asist. Me këto dy finalizime, Manaj arriti kuotën e 7 golave në këtë sezon duke i dhënë një tjetër sinjal Edy Rejas se është në formë të shkëlqyer, rreth një muaj para grumbullimit me kombëtaren.

Momenti i artë vazhdon edhe për Myrto Uzuni që rezultoi sërish deçiziv për Ferencvaros duke i dhënë fitoren ndaj Budapest Honved me golin e tij. Ky ishte goli i gjashtë i sulmuesit të Shqipërisë në  7 ndeshjet e fundit dhe i 8-ti në këtë sezon. Nëse vazhdon me këtë ritëm, me siguri që sezonin e ardhshëm ish-sulmuesi i Laçit do të transferohet në një kampionat akoma më cilësor se ai hungarez.

Kjo fundjavë ishte pozitive edhe për Armando Brojën që arriti të shënonte ndaj një skuadre të madhe si PSV, edhe pse goli i bomberit shqiptar nuk i mjaftoi Vitesses për të marrë pikë në transfertën e Philips Stadion. Për lojtarin kuqezi ishte finalizimi i 8-të në Eredivisie në këtë sezon, ku është aktivizuar në 19 ndeshje. Për sa kohë sa sulmuesit e kombëtares gjejnë golin rregullisht me klubet e tyre edhe Edy Reja është ok, pasi sulmi i kombëtares kuqezi është në duar të sigurta për eliminatoret e muajit mars.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...