Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fundjavë pozitive për kuqezinjtë

Fundjava e kampionateve elitare ka rezultuar deri diku pozitive për legjionarët kuqezi, pavarësisht se jo të gjithë kanë dalë të fituar. Në Bundesligë Amir Abrashi dhe Mërgim Mavraj kanë qëndruar në fushë për 90 minuta me skuadrat e tyre, përkatësisht Freiburg dhe Hamburg. Freiburgu me rikthimin e mesfushorit energjik ka filluar të ngrejë kokë, dhe mund të duket koeçidencë që rikthimi i 28 vjeçarit ka rezultuar fatsjellës për ekipin. Viktima e radhës ka qënë Leipzigu duke u larguar për momentin nga zona e ftohtë. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për qendërmbrojtësin Mërgim Mavraj që aktivizohet sërish 90 minuta me Hamburgun por pa mundur të evitojë humbjen e radhës me Këlnin në shtëpi. 2018 ka nisur keq për skuadrën e tij pasi janë dy humbje radhazi në kampionat duke qëndruar për momentin në zonën e rënies. Nga Bundesliga në Serinë A, ku fundjava ka qënë e ndryshme për kuqezinjtë tanë. Në Bergamo është zhvilluar një miniderbi midis Etrit Berishës dhe Elseid Hysajt në duelin Atalanta-Napoli. Të dy legjionarët janë aktivizuar për 90 minuta të plota ndërkohë që i fituar nga fusha e lojës ka dal mbrojtësi i djathtë, në një sfidë ku Berisha ka qënë në lartësinë e duhur. Xhimshiti dhe Memushaj nuk kanë evituar humbjen e Beneventos në transfertën e Bolonjës. Në javët e fundit të dy kanë treguar formë në rritje mëgjithatë transferta e Dal Arës ka rezultuar e vështirë, me mesfushorin vlonjat që është ndëshkuar me karton të verdhë. Lazio vijon të fluturojë në kampionat dhe kjo për meritë të Thomas Strakoshës. Në fitoren 5-1 ndaj Kievos gardiani kuqezi më së shumti qëndroi si spektator por kur rezultati ishte 2-1 në minutën e 48 bëri një superpritje ndaj Puciarellit. Arlind Ajeti qëndroi në stol në triumfin e Crotones në transfertën e Veronës. Nga Serie A në ligën e parë franceze, një tjetër mbrojtës qëndroi në stol, pasi lvan Balliu nuk u aktivizua në transfertën që metz humbi me Monakon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...