Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atalanta, “tërmet 7-ballësh” në Lecce, Roma fiton në Cagliari

Skuadra e Atalantës, e drejtuar nga Gian Piero Gasperini, konfirmoi momentin e artë që po kalon edhe në transfertën e Lecces, ku triumfoi me goleadë 2-7.

Në “Vial del Mar” sfida ishte e ekuilibruar vetëm në pjesën e parë, gjatë së cilës të dyja skuadrat realizuan nga dy gola. Atalanta kaloi në epërsi të dyfishtë me autogolin e Donatit dhe finalizimin e Zapatas, por puljezët u kundërpërgjigjën pa u mbyllur 45 minutat e para me golat e Saponaras dhe Donatit.

Bergamaskët shpërthyen në pjesën e dytë duke shënuar 5 gola, me autorë Ilicic, Zapata (dy herë0, Muriel dhe Mlinovski. Humbje e rëndë kjo për Leccen, që gjithsesi ngushëllohet nga fakti që të gjitha skuadrat e fundtabelës nuk kanë arritur të marrin pikë. Në radhët e bergamaskëve në këtë sfidë mungonte Berat Gjimshiti, për shkak të një dëmtimi.

Fitores me goleadë të Atalantës Roma iu kundërpërgjigj me suksesin 3-4 në fushën e Cagliarit, me diferencën mes tyre që mbetet tri pikë. Joao Pedro zhbllokoi takimin në favor të ishullorëve në minutën e 28-të, por verdhekuqtë shkuan në avantazh 1-2 në pushimin mes pjesëve falë dy golave të Kalinicit.

Sulmuesi kroat shërbeu për Kluivert në fillim të pjesës së dytë për golin e 1-3, por Cagliari rihapi ndeshjen me finalizimin e Pereiros. Kolarov shënoi golin e sigurisë (2-4) në minutën e 81-të, ndërsa Joao Pedro ndezi shpresën e vendësve për pikë në minutën e 89-të teksa shtyu me kokë drejt rrjetës topin e pritur nga Olsen, pas 11-metërshit të ekzekutuar nga vetë ai.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...