Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Furtunë te Kukësi, largohen Milinkoviç, Nexhipi dhe 3 futbollistë

4 takime pa fitore në “Zerqir Ymeri”, 25 pikë në 16 takime dhe vetëm vendi i 4-t në kampionat, ka bërë që trajneri serb Mladen Milinkoviç të largohet nga kampionët në fuqi të Superligës, Kukësi.

Largimi ishte paralajmëruar edhe nga vetë Milinkoviç, në konferencën për shtyp për Supersport, pas humbjes ndaj Luftëtarit, ndërsa në orët e vona të së premtes u konfirmua përfundimisht ndërprerja e marrëdhënies.

Krahas Milinkoviçit, edhe trajneri i portierëve të Kukësit, Ermal Nexhipi lajmëroi largimin nga klubi verilindor, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu, bashkë me trajnerët, pritet edhe një tjetër furtunë në radhët e futbollistëve, ndërsa Krkotic, Memini e Shtubina nuk do të jenë më pjesë e Kukësit, duke u larguar nga skuadra menjëherë pas disfatës më Luftëtarin që shkaktoi një gjenjde kaotike në radhët e kampionëve në fuqi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...