Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Fury merr frytet e 2018-ës, WBC i je dy çmime!

Viti 2018 ka qenë fantastik për boksierin britanik Tyson Fury, që u rikthye në ring pas gati 3 vitesh mungesë. Pas dy dueleve të lehta të fituara në verën e kaluar, në dhjetor boksieri britanik dueloi dhe barazoi ndaj kampionit të botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, amerikanit Deontay Wilder (sfida u zhvillua në Los Angeles). Kjo paraqitje e mirë e 30-vjeçarit britanik është konsideruar si e jashtëzakonshme nga WBC-ja, pasi arriti të dominojë shumicën e raundeve ndaj Wilder. Për këtë arsye, WBC (world boxing council) i ka dhënë sot boksierit të pamposhtur britanik çmimet “Rikthimi i Vitit” si dhe “Dueli i Vitit”. Dy çmime që e vlerësojnë shumë këtë paraqitje të Fury, që rikthehej në ring pas 3 vitesh pushim, që nga dueli i vitit 2015, kur mposhte në ring Wladimir Klitschko dhe i rrëmbente titujt kampionë bote. Në duelin ndaj Wilder, boksieri britanik ra dy herë në tapet, madje edhe në raundin e 12-të, por arriti të ngrihej në këmbë e të mbaronte sfidën.

Wilder dhe Fury kanë nisur prej kohësh bisedimet për të zhvilluar edhe revanshin. Madje WBC ka urdhëruar dy boksierët që të arrijnë një marrëveshje deri më datën 5 shkurt. Pritet që ky revansh të zhvillohet në maj të këtij viti, këtë herë në Las Vegas, me Wilder që pritet të marrë 60% të të ardhurave dhe Fury 40%. Sfida e parë mes tyre u vlerësua si dueli më i bukur i peshës së rëndë në 15 vitet e fundit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...