Boks

Fury show, spektakël para 100 mijë spektatorëve në Wembley

Një e djathtë fatale në nofull dhe stadiumi i Wembley, plot e për plot dhe i ndriçuar nga dritat, shpërthen nga gëzimi. I mjaftoi një goditje kampionit të botës në versionin Wbc, për peshat super të rënda, Tyson Fury, për të mbrojtur titullin kundër sfidantit Dillian Whyte.

Një sfidë boksi e tëra angleze, një spektakël i jashtëzakonshëm, që u transmetua drejtëpërsëdrejti nga Supersport, me platformën më të dashur televizive të të gjithë shqiptarëve, që edhe një herë bëri një shpenzim të rëndësishëm duke blerë një event shumë të kushtueshëm, dhe që kudo në botë u transmetua pay per vieë, për tua bërë dhuratë abonentëëve të saj.

Ishte për organizatorët edhe një biznes i madh, para thuajse 100 mijë spektatorëve, që konfirmoi se Anglia mbetet Meka e boksit, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konfirmoi vec të tjerash dhe klasin e “Gypsy King”, Mbretit cigan, gjigandi prej 2 m e 6 cm, me një peshë prej 126 kg, që mbetet i pathyer pas 33 takimesh, 32 fitore dhye një barazim që e regjistroi në duelin e parë të trilogjisë me Deontay Wilder, për ta kompensuar pastaj me dy suksese.

Whyte, 1 vit më i vjetër, 34 vjeçar, dhe 13 centimetra më i shkurtër, (1.93) nuk mundi të bënte asgjë në duelin anglez. Edhe hapja më e vogël e detyroi të pësonte të majtë e dyfishtë të kampionit. tentativat e tij për të shkurtuar distancat nuk patën kurrë efekt. Fury i fitoi të gjithë raundet, vec ndoshta të parës, para se ta mbyllte me atë goditje spektakolare.

Në fillim ishte një duel në fazë studimi, Fury në mbrojtje normale, Whyte në mbrojtje me të djathtën, dhe nuk ndodhi praktikisht asgjë. Në Raundin e dytë, Whyte u rikthye në mbrojtje normale dhe në dy raste e vuri Furyn pas litarëve, por duke dalë që aty për të dhuruar goditje më të mira. Edhe në raundin e tretë ishin sërish të Fury goditjet më të mira, mbi të gjitha ato të drejtëpërdrejta të dyfishuara.

Në të katërtin u shënua një goditje me kokë dhe një mbajktje provokuese e Ëhyte që detyruanb arbitrin të ndërhynte duke i ndarë me vështirësi dy boksierët. Diçka që nervozoi kampionin, që gjithsesi vazhdoi të kontrollonte ndeshjen. Raundi i pestë ishte më neto në favor të Fury, me disa goditje në trup dhe kombinimet me të dy duart që neutralizuan rivalin.

Prova gjenerale e epilogut, në 2’59” të raundit të 6-të goditja e Furyt që kalon poshtë krahëve të Whyte, e arrin në nofull, mbaron itenerarin duke rrëshkitur deri në veshin e majtë dhe e hedh në tokë. Arbitri nis numërimin, sfidanti ia del të ringrihet duke u lëkundër dhe duket se mund të rinisë ndeshjen, por këmbët nuk mbajnë dhe bie në krahët e Mike Layson, që nuk mund të bëjë asgjë vecse të dekretojë fundin e duelit.

Fury, mbreti cigan është sërish kampion! Falënderon Zotin, shpreh krenarinë për Anglinë dhe këndon “Miss American Pie”, pjesën ikonike të Don Mc Lean, që ja dedikon bashkëshortes.

Një sipar që konfirmon se është një show man, përveçse një kampion i madh i boksit dhe kushedi se edhe për sa, kampion i botës. Gjithmonë nëse nuk tërhiqet, siç kishte deklaruar në vigjilje të duelit, dhe ritheksoi edhe pas kësaj fitoreje.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency