Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Fury-Wilder ndahen në paqe!(Foto)

Ndodhi ajo që askush nuk e priste.Sfida e shumëpritur e peshës së rëndë mes boksierit amerikan Deontay Wilder dhe atij britanik Tyson Fury është mbyllur në barazim. Një nga gjyqtarët ka dhënë rezultatin 115-111 në favor të Wilder, tjetri 114-110 në favor të Fury dhe i treti në barazim, 113-113.Për pasojë, titulli kampion bote i peshës së rëndë në kategorinë WBC qëndron në duart e Wilder, ndërkohë që të dy boksierët qëndrojnë të pamposhtur. Wilder, tashmë ka rekordin e 40 fitoreve e 1 barazim në karrierën e tij, ndërsa Fury 27 fitore e 1 barazim.Dueli u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit, mes 20 mijë shikuesve, më Fury që bëri një paraqitje më të mirë në shumicën e raundeve, duke i fituar ato. Por britaniku ra dy herë në tapet, në raundin e nëntë dhe të 12-të, cka e ndihmoi Wilder të rikuperojë disavantazhin e pikëve që kishte.Të dy boksierët e mbyllën duelin duke festuar fitoren, por në fund nuk kishte një fitues, cka lë të hapur mundësinë për një revansh. Pas përfundimit të duelit një bisedë e gjatë “kokë më kokë” mes dy boksierëve në ring, që u ndanë si miq pavarësisht polemikave të ditëve të fundit. Revanshi duket në horizont, pasi superdueli Wilder-Fury duhet patjetër të nxjerrë një fitues në ring.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...