Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futboll femra/ Vllaznia e pafuqishme në Europë

Dominimi në futbollin shqiptar nuk është i mjaftueshëm që Vllaznia e femrave të lerë shenjë edhe në arenën ndërkombëtare. Një vit më parë shkodranet triumfonin me rezultatin 1-0 ndaj të njëjtit kundërshtari, por sot, vajzat kuqeblu e kanë nisur si mos më keq aventurën e tyre në Champions League, pasi starti ka qenë mjaft negativ, teksa janë mundur 5-0 nga Sarajevo. Skuadra boshnjake është pritëse e grupit 8 dhe i luan ndeshjet në shtëpi.Të besuarat e teknikut Nikolin Leka u ndëshkuan dy herë në pjesën e parë me Bojat që realizoi në minutën e 27-të, ndërsa vetëm pak sekonda para fundit të pjesë së parë ka qenë Spahiç që ka dyfishuar.Në fraksionin e dytë boshnjaket kanë shënuar dhe tre herë të tjera me Kameriç, Hadzhiç dhe Djokoviç.Vllaznia ka ende shanse për kualifikim, por i duhet që të bëjë me çdo kusht mirë në dy ndeshjet e radhës. Në datën 10 skuadra shkodrane do të luajë ndaj ekipi estonez të Parnu Jalgpalliklubi dhe tre ditë më vonë do të sfidojë moldavët e Aneni Noi.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...