Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Futboll femrash/ Kampionati i shkollave 9-vjeçare, “Pezë-Helmes” kampione në Tiranë

Kampionati i shkollave 9-vjeçare ka ulur siparin e edicionit të dytë edhe për këtë vit futbollistik në zonën e Tiranës. Një iniciativë e FSHF-së për të mbështetur zhvillimin e futbollit të femrave, si një nga prioritetet kryesore dhe shtyllat e strategjisë së “Futbolli për Kombin”.

Ky turne i shkollave 9-vjeçare u zhvillua këtë sezon në disa qytete të vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Fier dhe Elbasan, me qëllimin e vetëm për të afruar sa më shumë vajzat me futbollin.

Sakaq, është zhvilluar edhe finalja e madhe në Tiranë, mes dy shkollave 9-vjeçare, “Mihal Grameno” dhe shkollës “Pezë-Helmes”, ku kjo e fundit ka triumfuar me penallti pas barazimit 1-1, në një lojë mjaft të bukur nga të dyja ekipet.

Në fund të ndeshjes, ishte legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, ai i cili i dorëzoi Kupën e kampioneve vajzave të shkollës “Pezë-Helmes” duke i inkurajuar të vazhdojnë të luajnë futboll dhe të ndjekin ëndrrën e tyre për t’u bërë futbolliste të mëdha.

Shkolla “Pezë-Helmes” shpallet kështu ekipi më i mirë mes 13 shkollave që morën pjesë në këtë garë futbollistike të veçantë dhe të mbështetur nga FSHF-ja  me bazë materiale, si uniforma dhe topa futbolli, duke i ndihmuar dhe asistuar vajzat që janë bërë pjesë e kësaj loje dhe stafet e tyre. /fshf.org

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...