Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Futboll i shpifur”, Rodri i ashpër me Skocinë: Mendjen te provokimet, edhe arbitri ka faj!

Spanja pësoi një disfatë 2-0 në transfertë ndaj Skocisë në ndeshjen e Grupit A të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Iberikasit nuk ia dolën të konkretizonin mundësitë ndërsa pas sfidës u shfaqën të irrituar nga loja e kundërshtarëve.

Mesfushori Rodri ishte një nga protagonistët që foli më ashpër për teknikën e ndjekur nga Skocia në fushën e lojës teksa lojtari i Manchester City u shpreh se futbolli i tyre ishte i shpifur. Rodri theksoi se kundërshtarët e kishin mendjen te provokimet ndërsa nuk la pa përgjegjësi edhe arbitrin që e lejoi një lojë të tillë.

Lexo edhe:

“Skocia ndoqi një taktikë dhe unë e respektoj këtë, por në mendimin tim është një futboll i shpifur. E kishin mendjen të vonin lojën, të provokonin. Binin në tokë në kontaktin më të lehtë. Për mua ky nuk quhet futboll. Loja ka nevojë për ritëm, kështu është ndërtuar ky sport. Nuk mund të lë pa përmendur edhe arbitrin që duhej të bënte diçka dhe jo të qëndronte pa marrë asnjë vendim.

Ishte pak frustruese për ne sepse donim të fitonim me patjetër, por bëhet e vështirë nëse kundërshtari nis dhe harxhon minutat. Këto ishin “armët” e tyre, tashmë duhet të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi për ndeshjen e radhës”, u shpreh Rodri.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...