Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futbolli amator/ FSHF vjen me një risi, çfarë duhet të dini për “Sunday League +35”

Federata Shqiptare e Futbollit do të vijë me një risi këtë vit të ri futbollistik: kampionatin e futbollit amator ‘FSHF Sunday League +35’. Së shpejti pritet të nisë edicioni i parë i këtij kampionati që do të organizohet në rang kombëtar për të gjithë të apasionuarit e futbollit që janë mbi moshën 35 vjeç.

Duke parë popullaritetin e kësaj loje që luhet masivisht në Shqipëri, jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga nga mosha +35 vjeç, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të krijojë një strukturë të posaçme, duke krijuar këtë kampionat të ri, që është një nëndegë e kampionatit ‘FSHF Sunday League’, tashmë i afirmuar jo vetëm në Tiranë, por edhe në Korçë.

Kampionati i futbollit ‘FSHF Sunday League +35’ do të jetë i përbërë nga 3 grupe me nga katër ekipe. Duke qenë viti i parë i këtij kampionati, maksimumi i ekipeve pjesëmarrëse do të jetë 12. Numri maksimal i futbollistëve për secilin ekip do të jetë 25, teksa ndeshjet do të zhvillohen në formatin e kampionatit 9×9, ku në fushën që do të ketë dimensionet 70 me 50, do të zbresin nga 9 lojtarë për secilën skuadër.

Kushdo mund të marrë pjesë në këtë garë, pavarësisht kombësisë që kanë. Çdokush që ka dëshirë të krijojë një skuadër, apo dëshiron të bëhet pjesë e një ekipi i ka të gjitha mundësitë, teksa Departamenti i Futbollit Amator në FSHF bën me dije se regjistrimet e skuadrave dhe lojtarëve vijojnë ende dhe kushdo mund të dërgojë një e-mail në [email protected] ose [email protected]. /fshf.org

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...