Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Futbolli dardan po rritet”, Petev: Respekt për Ballkanin, e vërteta me Rrahmanin

Ludogorets është rivali i Ballkanit në raundin e parë të Champions League. Kampionët e Bullgarisë do të zbresin të martën në “Fadil Vokrri”, Prishtinë, kundër skuadrës së Ilir Dajës.

Përballja e kampionëve dardanë do të transmetohet në SuperSport 2 (20:45). Ivaylo Petev, trajneri i Ludogorets, foli në konferencën për shtypin, aty ku vlerësoi rritjen e skuadrave dardane gjatë viteve të fundit.

Futbolli kosovar është në rritje dhe ka marrë rezultate të mira në arenën ndërkombëtare, si te Kombëtarja ashtu edhe Ballkani.

Lexo edhe:

Natyrisht ne kemi respekt për Ballkanin, kane arritur suksese në Conference League, duke luajtur ne grup.

Skuadra është njësoj përjashto Krasniqin, ne e dimë që nesër nuk do të jetë e lehtë. Por si çdo skuadër edhe ne kemi synim të kalojmë në rrethin tjetër.

Sa i përket interesimit tonë për Rrahmanin, vetëm mund të them se te Ballkani ka lojtarë të cilët mund të luajnë në ekipin tonë”, përfundoi 48-vjeçari në lidhje me sulmuesin Albion Rrahmani.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...