Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Futbolli dhe njerëzit janë m*t”, Mourinho merr në mbrojtje lojtarin që dëmtoi Wijnaldum

Një përplasje me Felix Afena-Gyan i ka kushtuar shumë Georgino Wijnaldum. Mesfushori holandez, një nga afrimet e fundit të verdhekuqve, është dëmtuar rëndë në stërvitje dhe do t’i mungojë gjatë Romës.

Jose Mourinho ndihet keq si të gjithë të tjerët tek ekipi italian, por me anë të një postimi në rrjetet sociale merr në mbrojtje 19-vjeçarin ganez, i cili po përballet me kritika të shumta, teksa ka pozuar me një fanellë “Forca Gini”.

Ndonjëherë futbolli mund të jetë m*t. Në vetëm dy javë, Gini (Wijnaldum) u bë njëri prej nesh për shkak të cilësive të tij njerëzore (cilësitë e tij futbollistike i dinim).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Fatkeqësisht, në një përplasje në stërvitje ai pësoi një dëmtim të rëndë që do ta mbajë atë larg fushës për një kohë të gjatë. Por nuk është vetëm futbolli ai që është m*t ndonjëherë, të tillë bëhen edhe njerëzit.

Ata që nisën me thashethemet që një djalë fantastik si Felix është përgjegjës për atë që ndodhi, janë një llum i vërtetë. Sonte jemi të gjithë bashkë: luajmë për Romën, për Wijnaldum dhe për Felix”, shkruan “Special One”.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...