Analizë

Futbolli gjerman, rritje progresive të fuqisë ekonomike

Deutsche Fußball Liga publikoi raportin “The 2019 economic report”, që tregon gjendjen e ekonomisë së futbollit gjerman. Futbolli profesionist në Gjermani konfirmoi zhvillimin e tij pozitiv në sezonin 2017/2018. Fitimet e Bundesligës dhe Bundesligës 2 janë rritur për vitin e 14-të me radhë, me një qarkullim total 4.42 miliardë euro.

Në dhjetë vitet e fundit, futbolli profesionist gjerman ka regjistruar një rritje vjetore mesatare 8,6%. Rritja e fundit, pak më shumë se 10%, ka ardhur kryesisht nga kontratat për shitjen e të drejtave televizive. Të ardhurat totale të Bundesligës në sezonin 2017/2018 ishin 3.81 miliardë euro, duke shënuar rritje 13% krahasuar me sezonin 2016/2017 (3.37 mld euro) dhe thuajse dyfishi krahasuar me sezonin 2010/2011 (1.94 miliardë euro). 17 nga 18 klube të Bundesligës kanë gjeneruar më shumë se 100  milionë euro të ardhura secili.

Fuqia ekonomike e futbollit profesionist gjerman ka ndikim edhe nga pikëpamja fiskale dhe ekonomike. 36 klubet e Bundesligës dhe Bundesligës 2 kanë vendosur një rekord në taksat që i kanë paguar shtetit, plot 1.28 miliardë euro.

Ndër të tjera, Bundesliga dhe Bundesliga 2 luajnë një rol të rëndësishëm në punësim (janë të punësuar më shumë se 55 mijë persona nga klubet dhe filialet e tyre). Numri i personave të punësuar direkt ose indirekt në futbollin profesionist gjerman ka arritur në 55.142 persona.

Christian Seifert, CEO i DFL, i komentoi kështu rezultatet: “Futbolli profesionist gjerman vijon zhvillimin e tij pozitiv. Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të të ardhurave nga kontratat për të drejtat televizive. Dixhitalizimi dhe globalizimi do të sjellin mundësi të reja për futbollin profesionist gjerman në vitet e ardhshme”.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency