Lajme

“Futbolli i Contes ma shpif”, Klopp: Tottenham super ekip, s’e kuptoj pse luajnë kështu!

Tottenham dhe Antonio Conte frenuan Liverpoolin në një barazim 1-1 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Klopp humbi dy pikë të rëndësishme për objektivin titull, por trajneri ndihet krenar për paraqitjen e djemve të tij.

Jam i kënaqur me lojën e ekipit, ndihem krenar për mentalitetin dhe kurajon e djemve të mi ndaj një kundërshtari tepër të mirë dhe në formë. Mëkat për golin që pësuam, por duhet të ruanim qetësinë dhe të shtonim presionin ndaj kundërshtarit.

E bëmë, dhe ia dolëm të barazojmë. Padyshim që nuk ishte rezultati që donim, por performanca ishte ajo që doja, kështu që nga ky këndvështrim është gjithçka në rregull”, deklaroi gjermani, i cili u ndal edhe te homologu italian.

Është tepër e vështirë të luash kundër një kundërshtari me lojtarë të klasit botëror dhe një trajner të klasit botëror. Tottenham është një ekip i madh, por ata menduan vetëm të mbroheshin.

Stili i futbollit të Contes nuk më pëlqen, por ky është vetëm mendimi im personal. Tottenham është një ekip i shkëlqyer, por duhet të jenë më shumë aktivë në fushë.

Unë nuk do të zgjidhja kurrë të luaja në këtë mënyrë, nuk do dija as t’ua mësoja lojtarëve të mi një futboll të tillë”, deklaroi Klopp.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency