Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Futbolli italian në shok! Arrestohet shefi i arbitrave, akuzohet për trafik droge

Guardia Di Finanza zhvilloi një operacion të madh dy ditë më parë në Milano që çoi në arrestimin e 42 personave për trafik droge të zhvilluar mes Italisë dhe Spanjën. Personat e prangosur janë italianë, spanjollë dhe shqiptare, teksa mes tyre është edhe Rosario D’Onofrio, shefi i Shoqatës Italiane të Arbitrave!

Ai ishte shumë i zgjuar dhe e dinte mirë se me çfarë po merrej”, deklaroi Daniele Giannetto, një nga drejtuesit e organizatës kriminale në të cilën D’Onofrio bënte pjesë. “Detyrat e tij kishin lidhje me organizimin logjistik të transportit të drogës”.

Hetimi që ka zgjatur mbi dy vite, zbuloi se kjo organizatë ka futur në zonën e Lombardisë mbi gjashtë tonë marijuanë dhe hashash, teksa rreth gjysmë toni u kap gjatë zhvillimit të operacionit të arrestimeve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...