Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Futbolli kosovar rikthehet me gjysmëfinalet e Digitalb Kupës

Vetëm 4 ditë pas humbjes befasuese në shtëpi përballë Ferizajt, Feronikeli do të rikthehet në fushë, këtë herë për të diskutuar sfidën e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, përballë Ballkanit.

Skuadra nga Drenasi vijon të kryesojë renditjen e IPKO Superligës, me dy pikë më tepër se Prishtina ndjekëse, por ndryshe nga kryeqytetasit, ka shanse edhe për të synuar të dy trofetë sezonalë.

Përballë Ballkanit, Feronikeli është dukshëm i avantazhuar, pasi vendasit janë të përqendruar te misioni për të mbijetuar mes më të mirëve të futbollit kosovar, ndërsa skuadra nga Drenasi nuk mund të humbë një mundësi të artë për të mbyllur sezonin me trofe.

Sfida tjetër gjysmëfinale, që do të luhet po pasditen e sotme, është ajo mes gjakovarëve të Vëllaznimit, që militojnë në ligën e parë kosovare dhe skaudrës nga Mitrovica, Trepça ’89.

Gjakovarët i shkuan shumë pranë triumfit në këtë kompeticion edhe sezonin e kaluar, por humbën në finale përballë Prishtinës, vetëm pas ekzekutimit të 11-metërshave.

Sfida e parë në Gjakovë, do të jetë ajo që pritet të vendosë shumë sa i përket skuadrës që do të mund të kalojë në finale, pasi vendasit besojnë shumë te faktori fushë, për të marrë një rezultat pozitiv.

Të dy takimet do të startojnë në orën 15:00 dhe do të transmetohen konkretisht në Supersport 2 dhe 3.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...