Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Futbolli, “mbreti” i sporteve, më i ndjekuri në glob

Cili është sporti më i përhapur dhe më i dashur në botë? Cili ka më shumë tifozë, basketbolli apo volejbolli? Shifra dhe kuriozitete nga bota sportive, që konfirmojnë futbollin “mbretin” e sporteve në mbarë botën.

Golfi – Sipas faqes Sporteology, golfi ka 390 milionë tifozë në SHBA, Europë dhe Kanada, por ai është një ndër sportet më të dashura edhe në Kore e Japoni. Është një sport ku lojtarët synojnë ta dërgojnë topin në një seri gropash përgjatë një itinerari, me sa më pak goditje, mundësisht sa më të vogël, duke përdorur një shkop golfi.

 

Futbolli amerikan – Në këtë lojë përballen dy skuadra me nga 11 lojtarë, në një fushë drejtkëndore të gjatë 109 metra dhe të gjerë 50 metra e me shtylla në dy ekstremet e fushës. Është sporti më popullor në SHBA dhe vlerësohet të ketë rreth 400 milionë tifozë në nivel botëror.

 

 

Rugby – Luhet gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe në zonat që shtrihen përgjatë kufirit mes Spanjës dhe Francës. Rugby është popullor edhe në Afrikën e Jugut, ku u përhap nga kolonizatorët anglezë në shekullin e 19. Të njëjtët kolonizatorë e eksportuan edhe në Australi dhe në Zelandën e Re, ku është shumë i dashur, ashtu sikurse edhe në pjesën më të madhe të Polinezisë. Rugby është një sport “kontakti”: qëllimi është t’ia shkulësh me forcë topin nga duart kundërshtarit, por gjithsesi duke respektuar rregullat e lojës.

 

 

Bejsbolli – Bejsbolli vlerësohet që të ketë rreth 500 milionë tifozë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoni, Kubë dhe në Republikën Dominikane. Skuadrat përbëhen nga nëntë lojtarë. Është një sport i dashur edhe nga kinemaja: nëpër filma gjuajtësi e dërgon shpesh topin jashtë fushe dhe i nxitur nga publiku (që nuk e priste këtë performancë) bën xhiron e plotë duke kaluar në të gjitha bazat e duke marrë një pikë, plus pikët e mundshme të shokëve që janë të pozicionuar nëpër baza, duke fituar së fundmi ndeshjen. Por kjo ndodh vetëm nëpër filma!

 

 

Pinpongu – Është një sport ku dy ose katër lojtarë godasin topin me raketa të veçanta mbi një tavolinë të ndarë nga një rrjetë. Rezultatet më të larta i kanë pasur kinezët, të cilët kanë fituar 47 medalje olimpike (sportet e tjera ku kanë shkëlqyer janë peshëngritja, gjimnastika dhe hedhjet nga trampolina). Sipas faqeve sportive, pingpongu ka rreth 850-900 milionë tifozë.

 

 

Volejbolli – Është një lojë në të cilën përballen dy skuadra me gjashtë lojtarë secila, në një fushë të ndarë nga një rrjetë. Është një sport shumë i dashur në Brazil dhe në vendet në zhvillim, por gjithashtu edhe në Azi dhe në disa pjesë të Europës. Ai u përfshi në lojërat olimpike verore vetëm në vitin 1964. U shpik nga William G, një mësues i edukimit fizik, si lojë në ambiente të brendshme, në shkurt të vitit 1895. Volejbolli ka 900 milionë të pasionuar, duke përfshirë edhe versionin e kësaj loje në plazh (beach volley).

 

 

Tenisi – Prej disa vitesh, numri i tifozëve të tenisit mund të ketë kaluar shifrën një miliard, nga Europa, Amerika dhe Azia. Fillimet e tij datojnë në epokën e Mesjetës, edhe pse tenisi modern rrjedh prej “Lawn Tennis” (tenis në lëndinë), Birmingem 1874.

 

 

Hokeji – Mendohet se është sporti i tretë më popullor në botë, me një numër tifozësh që shkon nga 2 në 2,2 miliardë, të përhapur në Azi, Europë, Afrikë dhe Australi. Është një sport ku lojtarët përpiqen të fusin topin ose një disk në portën kundërshtare, duke e goditur me një shkop. Luhet në një pistë normale ose të mbuluar me akull, në varësi të shtrirjes gjeografike. Hokej është i dashur edhe në Pakistan e Indi. Ai që luhet mbi akull është shumë më popullor në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Letoni e Suedi.

 

 

Basketbolli – U shpik nga dr. James Naismith nga International Young Men’s Christian Association Training School, në vitin 1891, si lojë që të mundësonte arritjen e një forme fizike të mirë. Gjithsesi, topat e parë portokalli për këtë lojë u futën në përdorim nga Tony Hinkle në vitet ‘50. Vlerësohet që basketbolli të ketë 2-3 miliardë të pasionuar në të gjithë botën.

 

 

Kriketi – Ky sport është surpriza e vërtetë e këtij klasifikimi dhe sipas disa përllogaritjeve mendohet të ketë 2-3 miliardë të apasionuar. Luhet nga dy skuadra me nga 11 lojtarë dhe është sporti më popullor joolimpik. Pjesa më e madhe e tifozëve gjenden në Azinë e Jugut, por edhe në Britaninë e Madhe dhe Australi. Është një sport “kolonial”, në kuptimin që nisi të përhapej në gjysmën e dytë të shekullit të 19, duke ndjekur zgjerimin e perandorisë së Britanisë së Madhe.

 

 

Futbolli – Me 3,5 miliardë tifozë në të gjithë botën, futbolli është sporti më popullor. Siç tregohet edhe në hartën e mëposhtme, është e qartë. Është sporti më i ndjekur dhe më i dashur në botë dhe, sipas një sondazhi, edhe më i praktikuari. Më shumë se 240 milionë persona luajnë rregullisht futboll në më shumë se 200 vende. Origjina e tij është shumë e vjetër, por futbolli i sotëm, ku nuk përdoren duart e shumë i ndryshëm nga rugby, rilindi në gjysmën e dytë të shekullit të 19 në Angli. Në vitin 1857, u krijua klubi i parë i futbollit jouniversitar, “Sheffield Club”. Në vitin 1863, klubet e Londrës themeluan “Shoqatën e parë të futbollit”.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...