Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Futbolli në Kosovë rikthehet të shtunën me Digitalb Kupën

Skuadrat kosovare tashmë janë kthyer në atdhe për t’u ambientuar me kushtet atmosferike para fillimit të edicionit pranveror. Kanë mbetur vetëm tri ditë nga nisja e çerekfinaleve të Digitalb Kupës ku do të ketë ballafaqime shumë interesante. Shumica e skuadrave kanë punuar shumë gjatë përgatitjeve, duke qëndruar në vende bregdetare, aty ku temperaturat janë optimale për stërvitje. Disa në Antalya të Turqisë e disa të tjera në bregdetin shqiptar, kryesisht në Durrës.

Klubet e Superligës kanë bërë goxha lëvizje në afatin kalimtar të janarit, kryesisht ato që janë të rrezikuara për t’u larguar nga elita. Prishtina ka marrë vetëm dy lojtarë të rinj, ndërsa Feronikeli ka kthyer në Kosovë Adonis Shalën. Vlen të përmendet edhe afrimi i Hamed Kone, të cilit i ka dhënë sërish besim, pavarësisht përgatitjes jo të mirë fizike.

Nga skuadrat e kreut, Llapi ka bërë shumë ndryshime, kjo dhe falë ardhjes së trajnerit të ri, Xhengiz Rexhepi, nën drejtimin e të cilit janë ofruar tetë lojtarë. Gjilani, Ballkani, Flamurtari, Liria dhe Keku kanë bërë po ashtu shumë lëvizje, ndërsa diçka më pak Drita, Drenica, Trepca ‘89 apo Ferizaj. Gjithsesi, vlen të theksohet se tek ferizajasit është rikthyer pas një kohe në pozitën e trajnerit Bylbyl Sokoli.

Interesant është fakti që edhe vetë KEK-u ka bërë lëvizje në merkato, me trajnerin e ri, Alban Dragusha. Tek elektiricistët janë ofruar lojtarë të cilët kanë përvojë në Superligë dhe duke u përpjekur të rregullojnë diçka për veten e në fund të tabelës  mund t’iu prishin punë edhe pretendentëve. Futbolli kosovar rikthehet të shtunën, ndërsa Digitalb dhe SuperSport do t’iu shoqërsojnë me transmetimin LIVE të ndeshjeve më interesante.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...