Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Futbolli në Kosovë rinis në qershor, FFK del me deklaratë zyrtare!

Në Kosovë situata me Covid-19 është deri diku e ngjashme me atë në Shqipëri, dhe tashmë kanë nisur të mendojnë edhe për rifillimin e futbollit. Ipko Superliga e Kosovës por edhe ligat më të ulta me shumë gjasa do të rinisin duke filluar që nga muaji qershor, të paktën këtë ka lënë të kuptohet federata kosovare e futbollit pas takimit që ka patur presidenti Agim Ademi me Lul Rakën, mikrobiolog pranë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë

Deklarata e FFK:

Presidenti Ademi e njoftoi Prof.Dr. Rakën me situatën në futbollin tonë dhe me faktin se deri më tani, asnjë futbollist nuk është prekur nga ky virus, me përjashtim të dy djelmoshave nga shkolla e futbollit e Ballkanit të Suharekës, të cilët tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Presidenti Ademi shprehu nevojën që futbolli të kthehet sa më parë, duke pasur parasysh afatet që i ka paraqitur UEFA për federatat e saj anëtare për mbylljen e këtij edicioni garues, normalisht nëse për këtë ekzistojnë mundësitë dhe duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke i respektuar rekomandimet nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse në stadiume.

Nga ana e tij, Prof.Dr. Lul Raka u shpreh se është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka aktiviteti sportiv, me këtë rast futbolli, duke pasur parasysh se në një periudhë ka qenë edhe vet futbollist, por tha se tani prioritet mbetet shëndeti. Ai bëri me dije se aktiviteti sportiv është paraparë të lejohet në fazën e tretë të masave lehtësuese në muajin qershor.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...