Mbrojtësi i Leipzigut në Bundesligë, Willi Orban, mund të humbasë një ndeshje kyçe në garën për titull, pasi ka programuar një periudhë të shkurtër pushimi për të bërë një dhurim potencialisht jetëshpëtues të qelizave staminale për një pacient me kancer.
Klubi gjerman ka njoftuar se futbollisti i përfaqësueses hungareze është në regjistrin gjerman të donatorëve që nga viti 2017 dhe së fundmi është identifikuar si një pacient me kancer në gjak.
Mbrojtësi do t’i dhurojë qelizat të mërkurën. Orban tha se do të dëshironte të dhuronte sa më shpejt që të ishte e mundur për të pasur mundësinë për të shpëtuar një jetë dhe se tani futbolli “është i një rëndësie dytësore”.