Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Futbolli nuk është balet”, Hafizi-Zguros: Arbitrat e tjerë s’do të tolerojnë, do më kujtosh!

Vangjel Zguro u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia (2-2). Kapiteni i Skënderbeut realizoi me penallti golin e barazimit, u bë protagonist me lojën e tij të fortë dhe ngacmimet me kundërshtarët, teksa nuk mungoi debat me Astrit Hafizin në lidhjen direkte në “Gol pas Goli” në Supersport.

Sot donim me çdo kusht të merrnim tre pikë, edhe për pozitat ku jemi, por si vajti ndeshja jam i kënaqur edhe me një pikë.

Shumë tension? Duke ditur temperamentin tim dhe lojën, por edhe gjendjen e ekipit, duhet të japësh një marsh më tepër. Futbolli nuk është balet, ndërsa unë u mundova të jap 100%-in tim.

 

Disa lojtarë kështu janë, nuk luaj me Tiranën dhe Kukësin, nuk jam në vend të parë, në këto pozita jam unë. Vendoseni profesor Hafizin në vendin tim, dhe ta shohë vetë.

Unë të falënderoj për këshillën që më jep ( drejtohet ish-trajnerit të kombëtares), nuk jam tip që nuk i marr për bazë këshillat, por ashtu ishte situata e ndeshjes. Ti duhet të më kuptosh më mirë. Faleminderit profesor Hafizi, respekte të gjithëve”, deklaroi mbrojtësi 28-vjeçar.

Çfarë deklaroi Hafizi? – “Të kuptoj, nuk vij nga fusha e mjekësisë. Sot ishe protagonist në të gjithë drejtimet. Do vijë momenti që do e ndëshkosh skuadrën. Skuadra nuk ka nevojë për acarim, ka nevojë për qetësi. Duhet të jesh shembull. Një arbitër tjetër nuk të toleron, do më kujtosh, nuk do të të tolerojë siç bëri Alla.

Kam kaluar shumë lojtarë si tipi yt. Me lojtarët si puna jote është ‘tërhiqe mos e këput’. Edhe i duhesh ekipit, edhe i prish punë. Ndihmojë skuadrën, mund të jesh një ndihmës i mirë i Memellit. Për të prishur punë është e thjeshtë”.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...