Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Futbolli para sfidave të së ardhmes, kërkohet Ligji për Sponsorizimin dhe legalizimi i llotarive sportive!

Futbolli Shqiptar përballë sfidave të së ardhmes. Është kjo sinteza e nismës më të re të sportit më popullor në vend, prej kohësh në vështirësi financiare. Mesditën e kësaj të marte, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, Presidenti Armand Duka do të ketë një takim me bazë të gjerë ku do të marrin pjesë 24 presidentë klubesh nga Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë në të cilën do të diskutohen problematikat ekzistuese si dhe rrugët e zgjidhjes së tyre. Një lloj kuvendi i komunitetit të futbollit që vuan një situatë të rënduar në aspektin financiar për shkak të mungesës së mbështetjes nga ana e shtetit.

Në tryezën me moton  “Sponsorizim/Formalizim/Zhvillim”, do të diskutohen pikërisht këto problematika, dhe nga ajo pritet që futbolli t’i drejtohet qeverisë me kërkesa konkrete: Miratimin dhe Konkretizimin e Ligjit për Sponsorizimin, si dhe legalizimin e llotarive sportive, në mënyrë që një pjesë e rëndësishme e taksave të siguruara nga ky aktivitet, të alokohen në ndihmë të sportit në tërësi, dhe edhe për infrastrukturën futbollistike si një detaj i rëndësishëm për të siguruar rritjen dhe masivizimin e sportit më popullor në vend.

Në fillimin e sezonit 2020-2021, komuniteti i futbollit u angazhua në një betejë të rëndësishme për të ardhmen e tij, duke i kërkuar qeverisë miratimin e një legjislacioni që ndihmon futbollin, nëpërmjet lehtesirave fiskale dhe ligjit të sponsorizimeve, që është njëkohësisht edhe hapi i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësinë dhe rritjen e futbollit, por dhe formalizimin total të tij, diçka që është e pamundur të ndodhë me klubet që janë kthyer në gropa të zeza ku investuesit nuk i garantohet asnjë përfitim, duke mos mundur të funksionojnë si ndërmarje të mirëfillta biznesi.

Edhe pse komuniteti i futbollit mori premtimin nga ana e qeverisë për plotësimin e kërkesave duke ndërprerë bojkotin, Ligji për Sponsorizim kur ka kaluar diçka më pak se dy vite ende nuk është formalizuar.

Në të njëjtën kohë legalizimi i llotarive sportive dhe kalimi i të ardhurave që sigurohen nëpërmjet taksave të tyre në ndihmë të sportit, siç ndodh në shumë raste në botën perëndimore, është një tjetër temë që do të diskutohet, dhe që është artikuluar dhe nga ana e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...