Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futbolli shqiptar në erën e “modernizimit”

Futbolli modern nuk mund të konceptohet pa marketingun dhe sektorin e zyrës së zbulimit të talenteve. Skuadrat e mëdha europiane janë përherë e më shumë të lidhura ngushte më këto dy nyje të rëndësishme sepse kjo është rruga e vetme për t’u bërë ballë kërkesave të tregut. Strategjitë e merkatos janë gjithashtu një pikë tjetër delikate në këtë treg të madh ku edhe vendi jonë ka nisur të ingrenohet dalëngadalë. Filozofia e futbollit që luhet në fushë është e qartë, por për të qenë fitues duhet të dish të luftosh me armët e duhura edhe në tregun e madh të marketingut që u bëhet futbollistëve. Vitrina e një klubi matet edhe nga niveli i shkqlqimit të saj dhe futbolli shqiptar ka një skuadër kampione në këtë aspekt. Skënderbeu është bërë Lokomotivë jo vetëm e disa prej shitjeve më të bujshme që dashur pa dashur e kanë ndërkombëtarizuar edhe tregun shqiptar, por njëkohësisht është bërë frymëzues i nisjes së një valleje tjetër, atë të transferimeve me pagesa brendapërbrenda tregut shqiptar.

Koncepti i shitjes dhe i blerjes së lojtarëve ka qenë gati gati i anjohur në vendin tonë por me kaliin e viteve, situata ka ndryshuar edhe pse me vlera disi modeste nëse bëjmë krahasime me tregjet e mëdha europiane. “Kutinë e Pandorës” e hapi pikërisht klubi korçar sezonin e kaluar kur me një firmë të vetme derdhi plot 60 mijë Euro për transferiin e talentit Gripshi nga Teuta në Korçë. Një shembull profesionalizmi për një klub që synon të investojë tek të rinjtë e talentuar. Në një treg ku deri pak vite më parë një transferim i tillë nuk mund të konsiderohej normal, kjo lëvizje ishte një lëkundje e fuqishme edhe për klubet e tjera. Tashmë koha e transferimeve në biseda tavolinash ka përfunduar sepse pjesa më e madhe e lojtarëve janë të detyruar të respektojnë kontratat afatgjata. Një shembull? Laçi u detyrua të paguante 20 mijë Euro për të afruar në skuadër talentin beretas të Apolonisë, Myrto Uzuni, i cili ishte lidhur nga një kontratë afatgjatë me klubin fierak. Këto janë vetëm dy raste që ilustrojnë një trend gjithmonë në rritje. Tashmë futbolli shqiptar ka hyrë në një erë të re sepse pas modernizimit të infrastrukturës, radha i ka ardhur rinovimit të strukturave menaxhuese në filozofi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...