Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Skënder Hyka

Lajm i hidhur për komunitetin e futbollit dhe veçanërisht për familjen bardheblu. U nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, Skënder Hyka, ish-futbollist i Kombëtares Shqiptare, që të gjithë karrierën e tij e kaloi te Tirana. Hyka ka mbajtur edhe poste të larta drejtuese në Federatën Shqiptare të Futbollit (sekretar i përgjithshëm), ndërsa për 5 legjislatura radhazi ka qenë anëtar i komitetit ekzekutiv.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ka dërguar mesazh ngushëllimi pas humbjes një njeriut të shquar të komunitetit të futbollit.

“Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje njerëzore ndaj me Ju, të nderuar miq të komunitetit të futbollit, lajmin e trishtë se Skënder Hyka, një ish-lojtar i shquar, drejtues klubi dhe mik e dashamirës i madh i futbollit, është ndarë nga jeta.

Në këtë çast të dhimbshëm për të gjithë ne, për familjen, miqtë dhe dashamirësit e shumtë, besoj dhe shpresoj, që kjo humbje e madhe të lërë mes nesh kujtimin më të mirë të të ndjerit. Kujtimin e një njeriu, që gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua futbollit, punoi dhe dha më të mirën për zhvillimin e tij.

Kujtimin e një lojtari legjendë, të një drejtuesi të devotshëm dhe të një njeriu zemërgjerë dhe të ndershëm. Skënder Hyka, ishte një prej futbollistëve më të shquar të viteve 60-70, i cili ka spikatur me talentin dhe aftësinë e tij, duke u bërë i dashur për tifozët anembanë Shqipërisë. Ai spikati edhe si drejtues i FSHF-së në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm apo për disa legjislatura radhazi si anëtar i Komitetit Ekzekutiv.

Në çdo çast ai ka ndihmuar me përkushtimin dhe mendimet e tij, që futbolli të ecë përpara. Në emër të komunitetit të lojës tonë të mrekullueshme, të Federatës Shqiptare dhe të gjithë miqve dhe dashamirësve të tij, gjej rastin që t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e njeriut të dashur. Parajsa, qoftë vendi ku do të prehet. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...