Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futbollistët e Bregut të Fildishtë marrin nga një vilë shpërblim për triumfin në Kupën e Afrikës

Pak ditë pas triumfit në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës ndaj Nigerisë, Presidenti i Republikës së Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara u ka dhuruar lojtarëve të Kombëtares nga një vilë si shpërblim.

Në fakt, çdo lojtar ka marrë një shumë monetare prej 50 milionë frangash (76 mijë euro) nga Presidenti, si dhe nga një vilë me vlerë të njëjtë. Trajneri Emerse Fae, i cili drejtoi ekipin e Bregut të Fildishtë pas dorëheqjes së Jean-Louis Gasset, mori një bonus prej 100 milionë frangash (152,000 euro).

Lexo edhe:

Të gjithë lojtarëve dhe stafi teknik iu dha edhe titulli Kalorës i Urdhrit Kombëtar, nderimi më i lartë i Bregut të Fildishtë.

Ju u keni sjellë lumturi të gjithë banorëve të Fildishtë, bravo. Nuk mund ta imagjinoni se deri në çfarë mase keni arritur të bashkoni fildianët. Ne kemi treguar se një Breg i Fildishtë i bashkuar është i aftë për gjëra të mëdha”, tha Presidenti Ouattara gjatë ceremonisë, në prani të të gjithë qeverisë.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...