Serie A

Futbollistët e Cagliarit heqin dorë nga paga e prillit dhe nisin stërvitjen

Në Itali nuk u arrit një marrëveshje në lidhje me ndalesën e pagave të lojtarëve, për muajt që nuk u luajt futboll, por disa klube arritën ta zgjidhin gjithçka vetë me futbollistët e tyre, duke kursyes jo pak në këtë kohë pandemie.

Pas Juventusit e Romës, e fundit që ka arritur një marrëveshje me futbollistët ka qenë skuadra e Cagliarit, ku Radja Nainggolan me shokë vendosën të heqin dorë nga paga e muajit prill në shenjë solidariteti me situatën e krijuar.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi sard, që nëpërmjet një komunikate me firmën e presidentit Giulini, falënderonte futbollistët për vendimin e marrë në formë solidariteti dhe evidentonte se kjo ishte një ndihmë e vyer për arkat e skuadrës.

“Klubi i Cagliarit, në emër edhe të presidentit Giulini, falënderon të gjithë futbollistët firmëtarë të nismës për të hequr dorë nga paga e muajit prill, në mënyrë që t’i kontribuojnë në mbrojtjen e skuadrës, nga situata e vështirë e krijuar prej gjendjes së pandemisë”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm të gjithë futbollistët e Cagliarit u paraqitën në qendrën stërvitore të klubit dhe po kryejnë testet mjekësorë për të parë nëse janë të prekur nga koronavirusi apo jo.

Menjëherë më pas pritet që nën urdhrat e trajnerit Walter Zenga të nisin punën fillimisht në mënyrë të diferencuar dhe më pas në grup, për t’u përgatitur për fazën finale të sezonit 2019-2020.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency