Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Futbollistët e Interit darkojnë së bashku për të festuar ngjitjen në krye

Interi mposhti Spalin 2-1 dje pasdite, falë një dopiete të Lautaro Martinez dhe mori kreun e renditjes në kampionatin italian, duke përfituar edhe nga hapi fals i Juventusit, që u ndal në barazim 2-2 nga Sassuolo në “Allianz Stadium”.

Si një grup i vërtetë, me lojtarë që sakrifikojnë gjithçka për njëri-tjetrin dhe skuadrën në fushë, futbollistët e Interit po shfaqen po kaq të bashkuar edhe jashtë fushës së lojës, gjë që u pa qartë edhe në përfundim të takimit të djeshëm.

Kështu të gjithë futbollistët zikaltër u mblodhën mbrëmë për të darkuar bashkë dhe për të festuar ngjitjen në vendin e parë, si dhe për t’u dhënë një sinjal kundërshtarëve se ata janë gjithmonë bashkë dhe gati të synojnë objektiva madhorë.

Kjo nuk është hera e parë që futbollistët zikaltër mblidhen për të darkuar me njëri-tjetrin ,pasi një veprim të ngjashëm e kanë bërë edhe pak ditë para startit të sezonit në Milano.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...