Alexias Putellas, Irene Paredes dhe Misa Rodríguez konfirmuan këtë të hënë përpara gjyqtarit se Luis Rubiales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), ka ushtruar presion ndaj futbollistes Jenni Hermoso që ajo të deklaronte se puthja, gjatë festës së triumfit në Kupën e Botës, ka qenë konsensuale.
Lexoni edhe:
- Nga golat e Uzunit dhe Laçit te asisti i Roshit, forma e kuqezinjve gëzon Sylvinhon para Çekisë
- “Kam pirë ujë të bekuar”, Mourinho: Me Romën kam fituar një trofe e gjysmë
- Legjenda e Realit refuzon Schalken, ëndërron të zëvendësojë Ancelottin
- Sulmuesi anglez flet për ndikimin e Messit: Surreale të luaja kundër tij në finale, ishte çmenduri!
Putellas dhe Irene Paredes dhanë deklaratat e tyre nëpërmjet videokonferencës, nga ambientet e Gjykatës, në Barcelonë, ndërsa Misa Rodriguez, futbolliste e Realit të Madridit, u paraqit në Gjykatën Kombëtare, në Madrid.
Duhet theksuar se Luis Rubiales po hetohet për sulm seksual dhe presion ndaj Jenni Hermosos.
