IPKO Superliga

Futbollisti i Dritës pozitiv ndaj koronavirusit, klubi kërkon testim të të gjithë lojtarëve

Klubi i Dritës së Gjilanit njoftoi sot se një ri prej futbollistëve të saj ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 dhe është vënë menjëherë në izolim, ku do të qëndrojë deri në shërim të plotë.

Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë në rrjetet sociale, klubi gjilanas ka kërkuar që t’u bëhen testet të gjithë futbollistëve, me qëllim që të shmanget rreziku i infektimit për çdonjërin prej tyre.

Identiteti i futbollistit që ka rezultuar pozitiv nuk bëhet i ditur, por klubi i Dritës konfirmon se lojtari nuk ka simptoma të virusit dhe se do të ketë mbështetjen e drejtuesve deri në shërimin e plotë të tij.

KOMUNIKATË

Sot është pritur që klubit t’i bashkangjiten edhe lojtarët tjerë, që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak të mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qendrojë i izoluar në shtëpi.

Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetsisë si dhe nga FFK që t’i bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që involvohet në aktivitete, sepse, në të kundërt, mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.

Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejtë lojtarit dhe do t’i qëndrojë pranë në çdo rrethanë!

FC DRITA⚪️🔵

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency