Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Futbollisti i Kombëtares lë pas dëmtimin, Mourinho do ta ketë të gatshëm për Interin

Futbollistët e Romës iu kthyen stërvitjes në Trigoria pas disa ditëve pushim të lejuara nga trajneri Jose Mourinho. Lajmi i mirë është për tifozët verdhekuq por edhe ata shqiptarë, është rikthimi me grupin i Marash Kumbullës, i cili ka munguar për një kohë relativisht të gjatë për arsye fizike.

Qendërmbrojtësi shqiptar, por dhe sulmuesi italian, El Shaarawyi, duket se i kanë lënë pas problemet muskulore dhe do të përfshihen në listë nga Mourinho për ndeshjen e fundjavës (të shtunën) kundër Interit.

Ditët në vazhdim është parashikuar kthimi gradual me grupin edhe i Pellegrinit.

Kujtojmë që dëmtimi e la jashtë Kombëtares Kumbullën për dy ndeshjet e fundit të Nation League, kundër Izraelit dhe Islandës. Pikërisht në qendër të mbrojtjes ishin problemet më të mëdha të formacionit kuqezi, pasi nuk ishin të disponueshëm as Gjimshiti me Dermakun.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...