Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Futbollisti i Lille, me urgjencë në spital, dyshohet për shkak të një problemi në zemër

Klubi francez i Lille njoftoi se futbollisti algjerian, Nabil Bentaleb, u shtrua në spital të martën mbrëma, por pa dhënë detaje për problemin shëndetësor që ka.

Sipas informacioneve nga klubi, mesfushori algjerian ka pësuar një sëmundje të papritur, por është trajtuar menjëherë dhe tani është shtruar në Spitalin Universitar të Lille.

Edhe pse nuk jep detaje të mëtejshme për gjendjen e lojtarit apo çfarë e shkaktoi sëmundjen, klubi francez informoi se po monitoron nga afër situatën e Bentaleb. Për më tepër, Lille bëri thirrje për “respektim maksimal për privatësinë e sportistit”.

Lexo edhe: 

Duke parë këtë lajm, shtypi francez kujton se transferimi i Bentaleb te Lille, në vitin 2023, rrezikonte të mos ndodhte, pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore. Në atë kohë, presidenti i klubit francez, Olivier Létang, raportoi se miokarditi i zbuluar përbënte një “rrezik vdekjeje të papritur” për lojtarin, i cili duhej t’u nënshtrohej disa testeve mjekësore për të marrë më në fund dritën jeshile për të nënshkruar me Lille.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....