Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futbollisti i Napolit infektohet për herë të dytë me Koronavirus

Kalidou Koulibaly, pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi i Napolit, aktualisht i grumbulluar me Senegalin për Kupën e Kombeve të Afrikës, është në izolim, por në gjendje të mirë shëndetësore. Portieri i Chelsea-t, Mendy dhe Diedhiou i Alanyasporit, gjithashtu u infektuan me virusin famëkeq. Të tre lojtarët në fjalë nuk morën pjesë në stërvitjen e sotme dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë të turneut me Zimbabvenë, e planifikuar për t’u zhvilluar të hënën, në orën 14:00. Për Koulibaly kjo është hera e dytë që del pozitiv me Koronavirus: në shkurt të vitit të kaluar, ai u detyrua të humbiste ndeshjet kundër Genoas dhe Juves.

Tweet-i i Napolit:

“Koulibaly, i angazhuar me ekipin e tij kombëtar për Kupën e Kombeve të Afrikës, rezultoi pozitiv në testin e Covid-19. Lojtari, i cili është i vaksinuar, është asimptomatik dhe do të respektojë periudhën e izolimit sipas protokollit”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...