Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Futbollisti i Napolit tregon periudhën e errët të COVID: Më “pushtoi” mendjen, i mbyllur në dhomë mes frikës

Edhe pse ka kaluar një kohë e konsiderueshme nga rastet e para me COVID-19, virusi i rrezikshëm vazhdon të mbetet një shqetësim për njerëzimin. Së fundmi, ai që ka treguar eksperiencën e tij lidhur me COVID ka qenë futbollistit i Napolit, Hirving Lozano. Meksikani tregon se virusi e trembi shumë, ndërsa shton se COVID i “pushtoi” mendjen.

“Unë e di mirë se çfarë do të thotë COVID-I, më hodhi përtokë. Ky virus po kushtëzon të gjithë botën, edhe bota e futbollit në këtë formë ka paguar një çmim të lartë. Për një sportiest të rifillojë aktivitetin pas COVID-it është e vështirë. Pastaj është edhe një vuajtje emocionale përveç aspektit fizik sepse virusi është një monstër i padukshëm që të “pushton” mendjen.

Unë isha në Meksikë dhe doja të kaloja Krishtlindjet me familjen time, por në vend të kësaj isha i mbyllur në një dhomë mes mijëra frikërash. Por, tani jam rikuperuar, kam punuar shumë dhe rezultatet shihen”, u shpreh Lozano.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...