Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Futbollisti kuqezi i bashkohet zyrtarisht Sassuolos

EMPOLI, ITALY - SEPTEMBER 26: Nedim Bajrami of Empoli FC in action during the Serie A match between Empoli FC and Bologna FC at Stadio Carlo Castellani on September 26, 2021 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Zyrtarizohet transferimi i Nedim Bajramit nga Empoli te Sassuolo. 23-vjeçari kalon në “Mapei Stadium” në formën e huazimit, me të drejtën e blerjes, nëse futbollisti arrin të plotësojë një numër të caktuar ndeshjes.

Vetë lojtari nuk ka ngurruar të shprehë lumturinë për këtë lëvizje edhe për faktin se do të bashkohet me trajnerin Alessio Dionisi, nën urdhrat e të cilit spikati pikërisht te Empoli.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me skuadrën e re. Ritakohem me Dionisin? Jam këtu edhe prej tij, kemi folur së fundmi dhe jam shumë i lumtur që e gjej sërish.

Gjithashtu, kam folur edhe me shokët e rinj të skuadrës, disa prej tyre i njoh. Një prej tyre është Pinamonti me të cilin kam luajtur në sezonin e fundit”, u shpreh Bajrami para se të transferimi i tij të bëhej zyrtar.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...